Publikohen video/Tërmeti 6.8 ballë në Turqi -Ministri i Brendshëm bën bilancin paraprak të pasojave
Qyteti Elazığ në lindje të Turqisë është goditur nga një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas shkallës Rihter. Fillimisht u raportua se tërmeti ishte 6.9 ballë.
Süleyman Soylu, Ministri i Brendshëm turk, në një dalje për mediat ka dhënë detajet pas tërmetit të fuqishëm që goditi qytetin e Elazigm, ku është shprehur se 4-5 ndërtesa janë rrënuar nga lëkundja, mbi 10 të tjera janë dëmtuar dhe ka persona që kanë humbur jetën:
“Të gjithë miqtë tanë janë në krye të detyrave të tyre. Ka 4-5 ndërtesa të rrënuara në qendrën e Sivrices. Ne dëshirojmë që humbja e jetës të mos jetë shumë. Unë dua të them që numri i përgjithshëm i viktimave është 2 në Elazig dhe 2 në Malatya deri më tani”, u shpreh Ministri Soylu, sipas Anadolu Agency (AA).
“Ne kemi kontakte me të gjithë grupet në terren. Ka disa të plagosur. Ndërkohë 10 ndërtesa janë dëmtuar në qendër të Elazig. Po e mira është se nuk ka humbje jete. Ekzistojnë gjithashtu vlerësime se disa ndërtesa janë dëmtuar në Malatya . Deri më tani nuk ka asnjë paralajmërim për vdekjen. Ne e dimë që ka një tronditje të rëndë në qendër të Sivrice dhe kemi dërguar ekipet tona në rajonin atje. Ky është informacioni që mund të sigurojmë deri më tani. Mbi 5 tërmete të tjera ndodhën edhe në rrethet përreth.” tha më pas Soylu.
Ndërkohë qytetarë të shumtë i janë drejtuar rrjeteve sociale duke postuar video dhe foto, që tregojnë situatën aktuale, ku shihet paniku dhe forcat e emergjencës që kanë shkuar pranë vendngjarjes.
— Dr ALİye İsmail ⚕️ (@cuberubiks) January 24, 2020
Rabbim kimsenin acısını göstermesin inşallah can kaybı yoktur #deprem #Elazığ pic.twitter.com/SHUbl2d3bN
— ÖMER KARATAŞ (@omeromerkaratas) January 24, 2020
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.