Publikohet kalendari për 27 institucione-Kur do të raportohet në komisionet e Kuvendit për punën e 2017!
Kuvendi ka miratuar në seancë kalendarin e raportimit vjetor të institucioneve. Institucionet do trë raportojnë nëpër komisionet përkatëse për veprimtarinë dhe rezultatet e punës për vitin 2017. Në listë për të raportuar janë 27 institucione mes të cilave Këshilli i Ministrave, Autoriteti i Konkurrencës, Avokati i Popullit, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive, Banka e Shqipërisë, Prokuroria e Përgjithshme, Shërbimi Informativ Shtetëror etj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.