“Puna e denjë në Shqipëri”! Studimi: Cila është hapësira që zë në programet e subjekteve kryesore politike
Qendra për të Drejtat e Punëtorëve është duke kryer një monitorim në kuadër të fushatës zgjedhore, duke pasur si qëllim vlerësimin e përfshirjes së “punës së denjë” në programet e partive politike më vend.
Qendra nënvizon se nga një hulumtim i kryer rreth programeve që ofrojnë partitë politike në vend, vërehet se asnjëra prej tyre nuk ka përfshirë në programin e saj detyrimet që rrjedhin nga marrëveshja e firmosur me Organizatën Ndërkombëtare të Punës, ILO.
“Sipas ILO, “puna e denjë” është një ndër çështjet më të rëndësishme për vendet në zhvillim, e cila duhet të reflektohet në qeverisje. Puna e Denjë është detyrim kontraktual i dyfishtë për shtetin shqiptar. Këto detyrime rrjedhin nga anëtarësimi i Shqipërisë në ILO dhe ratifikimi i konventave bazë të saj. Njëkohësisht Shqipëria ka ratifikuar dhe rezolutën e OKB mbi “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm”” thuhet në një deklaratë për mediat, të Qendrës për të Drejtat e Punëtorëve.
Sipas kësaj Qendre, “organizimet politike që marrin pjesë në garën elektorale parlamentare duhet të kenë pjesë të programit të tyre trajtimin e 4 komponentëve të “punës së denjë”: Të drejtat e punëmarrësve, politikat e punësimit, mbrojtjen shoqërorë dhe dialogun social”.
Monitorimi i CLRSD, i mbështetur nga “Olof Palme”, deri në datën 1 Maj 2017 tregon se: “Politikat e punësimit dhe mbrojtja shoqërore janë trajtuar gjerësisht në programet politike, por komponentët e dialogut social dhe të drejtave të punëmarrësve nuk gjejnë vëmendje”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.