Punë intensive deri në qershor, Rama: Presim rekomandim pozitiv, vijojmë punën me vendet e BE
Në takimin e gjashtë liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, kryeministri Edi Rama u shpreh se pret që Komisioni Europian të japë rekomandim pozitiv për negociatat.
Pavarësisht punës që ka bërë deri më tani Shqipëria, Rama u shpreh se duhet punuar deri në qershor me vendet e BE.
“Presim një rekomandim pozitiv nga BE dhe pastaj dhe një përgjigje pozitive nga vendet anëtare. Është e qartë që duhet të punojmë intensivisht nga kjo periudhë sa i përket vendeve anëtare pasi kështu funksionon ky proces. Por është po ashtu e qartë se ka një mirëkuptim të gjerë lidhur me hapat e rëndësishëm që ka bërë Shqipëria”.
Sofja ishte qyteti që shënoi mbylljen e turit të Presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker.
Ky i fundit theksin e ka vënë edhe në gjetjen e mirëkuptimit sa i përket financimeve të projekteve të përbashkëta.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.