Punë ka, por jo profesionistë – Industria franceze në “bum”, por përballë pengesës madhore
Në një kohë që ekonomia franceze po rimëkëmbet me hapa mëse të kënaqshëm, një tjetër problem, i pamendueshëmmë parë, ka dalë në skenë, dhe duket se do t’i vendosë shkopinjtë nën rrota ekonomisë së dytë më të madhe të Eurozonë. Bëhet fjalë për mungesën e punëtorëve.
Shumë biznese, sidomos ato që operojnë në sektorin e manifakturës duket se e kanë të vështirë të gjejnë punëtorë. Kjo ndodh në një vend ku miliona njerëz janë të papunë.
Nuk bëhet fjalë vetëm për mungesën e punëtorëve të pakualifikuar, pro edhe të atyre të kualifikuar, si inxhinierë.
Norma e papunësisë në Francë fiksohet pranë 9.4% dhe nuk ka zbritur nën nivelin e 9% në gjashtë vitet e fundit. Arsyeja kryesore është mospërputhja masive e aftësive, thonë analistët.
Pra, në tregun e punës ka një mbingarkesë të profesioneve të caktuara dhe mungesë të profesioneve të tjera duke gjeneruar situatën aktuale. Aktualisht në Francë nuk ka mjaftueshëm punëtorë të kualifikuar.
Më shumë se një e treta e kompanive franceze të manifakturës po operojnë me kapacitet të plotë, që është edhe niveli më i lartë që prej viteve 1990, ndërkohë që 40% e tyre raportojnë vështirësi në gjetjen e punonjësve.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.