Punësimet në arsim – MASR: Kandidatët, testim të informatizuar me vlerësim maksimal 70 pikë
Ministria e Arsimit nxjerr udhëzimin mbi organizimin e testimit të kandidatëve për tu punësuar në institucionet arsimore publike te arsimit parauniversitar duke specifikuar kriteret dhe procedurat.
Sipas ministrisë testimi do të zhvillohet pranë qendrës se Shërbimeve Arsimore e cila do të publikojë dhe datat e zhvillimit të testimit ndërkohë që ky proces do të jetë i monitoruar nga strukturat pranë kësaj ministrie.
Ky udhëzim bën të qartë se në testimin e informatizuar të kandidatëve do të marrin pjesë individë që janë pranuar në fazën e parë të konkurrimit , nëpërmjet vlerësimit të dosjes cila zë 30% të pikëve , fazë e cila zhvillohet në çdo njësi arsimore vendore për tu pajisur më pas me formularin e aplikimit për fazën e dytë .
Pas kryerjes së këtyre procedurave, kandidati për tu punësuar në institucionet arsimore publike te arsimit parauniversitar regjistrohet on line ne portalin “Mësues për Shqipërinë” dhe plotëson çdo rubrikë për të hapur rrugën fazës së testimit .
Teza do të përmbajë 50 pyetje që konvertohet maksimalisht në 70 pikë. Aktualisht në portalin mësues për Shqipërinë kanë aplikuar gjithsej 6 mijë kandidate, 46% e tyre aplikojnë për herë të parë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.