Punësimi i të rinjve – Mbi 1.500 në praktikat e punës. MASR: Risi bashkëpunimi me biznesin
Programi kombëtar i praktikave të punës këtë vit do të pranoj më shumë së 1 mijë e 500 të rinj për tu praktikuar në institucionet shtetërore qendrore dhe Lokale, gjë e cila rrit shanset për më shumë të punësuar pranë këtyre institucioneve. Sipas ministrisë së Arsimit, risia e këtij viti është bashkëpunimi me biznesin duke i krijuar më shumë mundësi të rinjve të cilët kryejnë praktika të punësohen pranë kompanive të ndryshme private që operojnë në treg.
Në fund të këtij muaji numrit të të punësuarve pritet ti shtohen edhe rreth 200 të rinj, të cilët kanë përfunduar praktikat e punës dhe pritet të lidhin kontratat e punësimit falë këtij programi.
Programi kombëtar i praktikave të punës do të hapet sërish për të rinjtë në muajin korrik. Ky është viti i katërt i funksionimit të këtij programi i cili ka bërë të mundur punësimin e rreth 600 të rinjve në tre vite përmes krijimit të mundësive për shumicën prej tyre të lidhin kontrata punësimi pranë institucioneve shtetërore përfshirë edhe ministritë të ndryshme, ku këta të rinj kanë kryer praktikat e punës.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.