Punëtorët e padeklaruar dhe pa dokumente të Greqisë goditen rëndë nga bllokimet e COVID-19
Greqia hyri në një bllokim të dytë mbarëkombëtar në 7 nëntor pas një rritje të rrezikshme të infeksioneve të shoqëruara nga shumë viktima të përditshme. Kushdo që gjendet nga policia përjashta pa ndonjë arsye të vlefshme përballet me një gjobë prej 300 eurosh.
Punëtorët e ndërmarrjeve mund të udhëtojnë me një deklaratë me shkrim nga punëdhënësi i tyre. Por kjo nuk është një opsion për të vetëpunësuarit – kryesisht grekë vendas dhe emigrantë të vendosur prej kohësh – dhe veçanërisht ata që fshehin të ardhurat e tyre të plota nga autoritetet tatimore.
Ekonomia e zezë e Greqisë ka qenë historikisht një nga më të mëdhatë në Europë, duke llogaritur mbi një të katërtën e prodhimit të vendit.
Tani, pas një krize ekonomike prej një dekade që zhduku një të katërtën e pasurisë së vendit dhe solli rritjen e papunësisë, shumë grekë që përballen me pasigurinë e punës thonë se nuk mund të përballojnë dot taksat dhe kostot e jetesës.
Shkalla e papunësisë e Greqisë pritet të arrijë 18.9 % këtë vit sipas qeverisë. Dhe prodhimi kombëtar është vendosur të bjerë me 10.5 % përpara se të rimëkëmbet me mbi 4 % vitin e ardhshëm.
Si në shumë vende, bllokimi ka goditur kryesisht turizmin, fituesin kryesor të parave të Greqisë, por edhe shërbimet personale dhe argëtuese, sektorë ku puna nw tw zezw është i zakonshëm.
Kriza pritet të godasë më rëndë ata që janë jashtë strukturës zyrtare të ekonomisë, të cilët nuk kanë të drejtë për përfitime shtetërore gjatë pandemisë – të ardhura të ulëta, punëtorë të papunë ose pa dokumente. (AFP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.