Punëtoret e Postës pa paga
Punëtoret e Postës së Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat për muajin mars, pasi kompania ndodhet në krize financiare. Vonesa e pagave ka revoltuar tej mase një pjesë të punëtoreve të kësaj kompanie.
“Kryeshefi ndodhet jashtë Kosovës, e ne ende si kemi marrë pagat e muajit mars. Unë jam kredi dhe dje me ka marrë në telefon banka për vonese të kredisë”, tha një punëtor i Postës së Kosovës në kushte anonimiteti, raporton “zëri.info”.
Situata në këtë kompani Publike është duke u përkeqësuar nga disa në ditë për shkak të numri të madhe të punëtoreve që janë punësuar në këtë kompani publike e cila drejtohet nga Sejdi Hoxha.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.