Punimet në rrugën e Maliqit – Rama inspekton kantierin, investimet do vazhdojnë
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin për ndërtimin e rrugës në një zonë të Maliqit.Rama ka vlerësuar cilësinë e punimeve duke theksuar se investimet për ndërtimin e rrugës do të rrisin zhvillimin e zonës edhe nga ana turistike
Më herët në një postim në facebook, Kryeministri Edi Rama ka dhënë edhe një mesazh për kritikët e tij , teksa ka inspektuar ambientet e reja në bashkinë e Korçës, ku shprehet se “E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”, përfundon reagimin e tij kryeministri.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.