“Pushime pa komplekse” – Njihuni me resortin e parë në botë për personat mbipeshë
Për të gjithë personat mbipeshë, të cilët për shumë kohë janë ndjerë jo komodë dhe në siklet për peshën e tyre, tashmë nuk kanë pse ta vuajnë më këtë pjesë.
Resorti i parë në botë i dedikuar rehatisë dhe kënaqësisë së njerëzve mbipeshë është konsideruar si një vend i shenjtë për ta.
Fshehur në ishullin e Eleuthera, në zemër të Karaibeve ky resort i hapi dyert e tij dy vite më parë dhe që nga ajo kohë është bërë popullor në mesin e turistëve mbipeshë të cilët kërkojnë një destinacion pushimesh ekzotike larg paragjykimeve dhe ndjenjës së sikletit.
I gjithë ky kompleks që në themelet e tij ka menduar gjithnjë për njerëzit e shëndoshë. Dyert në këtë vend janë më të gjera se zakonisht, shtretërit shtesë janë jashtëzakonisht të fortë me dy shufra hekuri në mënyrë që të mbajnë qindra kile dhe karriget janë një metër të gjera si dhe të bëra nga një dru veçanërisht i fortë.
Gjithashtu edhe tualetet janë tepër të forta, të bëra me porosi për të mbajtur pesha të mëdha.
Ky resort u krijua nga sipërmarrësi James King, i cili pretendon se kjo ide I ka lindur 14 vite më parë pasi ishte dëshmimtar në një incident të turpshëm ku një person mbipeshë aksidentalisht theu një pjesë të mobilieve dhe jo vetëm që u poshtëruar por ky nuk ishte ndëshkimi I mjaftueshme, atij iu desh të paguante dhe 150 $ për to.
King vendosi të krijojë një vend kut ë gjithë këta persona mund të vijnë të kalojnë mirë duke mos e vrarë mendjen për asgjë e askënd.
Në këtë vend asnjë mysafir nuk duhet të ketë frikë se dikush do të qesh me ta kur të heqin rrobat e tyre apo nëse spërkatja kur ata hidhen në pishinë është shumë e madhe.
King tha, se ai dhe stafi i tij e kuptojnë pasigurinë që njerëzit mbipeshë ndiejnë dhe përpiqen t’i bëjnë ata të ndihen sa më rehat që të jetë e mundur.
Deri më tani, klientët kanë rezultuar shumë të kënaqur dhe vijnë nga e gjithë bota. Megjithatë duhet të dini se resorti pranon vetëm grupe të vogla dhe jo turistë individualë.
“Gjatë dy muajve të parë kemi bërë rezervime individuale, por problemi ishte se sapo njerëzit fillonin të relaksoheshin e të ndiheshin rehat shfaqeshin njerëz të rinj”, u shpreh pronari i resortit.
Për të ruajtur atmosferën miqësore e të rehatshme për të cilën dhe resorti njihet, ai pranon vetëm rezervimet në grup.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.