Qarkullimi i automjeteve nga moti i keq – MIE informon mbi gjendjen e akseve kryesore kombëtare
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar mbi situatën e krijuar gjatë natës pas vazhdimit të reshjeve të forta të shiut dhe dëborës në të gjithë territorin të cilat nuk kanë sjellë probleme serioze dhe të mëdha me qarkullimin.
Sipas njoftimit këtë të hënë po vazhdon qarkullimi normal në të gjitha akset kombëtare.
MIE bën me dije se rënia e materialeve në segmentet: Ura e Kranës Syri i Kaltër, Lukovë-Bunec, Librazhd-Elbasan, në Kalimash km 107 dhe Shkopet-Ulëz është mbajtur gjithë kohën nën kontroll, për të mos sjellë probleme në qarkullim.
Ndërkaq sipas MIE në rrugën e Dardhës në orët e para të mëngjesit, për shkak të temperaturave të ulëta rekomandohet që nga km 6 deri në km 12 të qarkullohet me zinxhirë dhe se kontraktorët janë në gadishmëri për përballimin e çdo situate që mund të paraqitet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.