Qarkullimi rrugor monitorohet me radar – Kujdes me shpejtësinë, si mund ti paguani gjobat online
Qarkullimi rrugor tashmë monitorohet me radar. Pjesë e kësaj praktike të re të policisë rrugore është edhe gjenerimi i gjobave të mundshme përmes sistemit.
Për të gjithë ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar apo shkelin rregullat e qarkullimit rrugor është shumë i rëndësishëm informimi në kohë të shpejtë.
Tashmë nuk është e nevojshme të paraqitesh fizikisht pranë sporteleve për të shlyer detyrimet.
Sporteli më i shpejtë ku mund të gjeni informacionin për detyrimet që mund të keni në cilësinë e drejtuesit të mjetit, është portali unik qeveritar e-albania në të cilën ka disa shërbime elektronike si: “Kundërvajtjet Rrugore” dhe “Pikët e drejtuesit të mjetit”.
Çdokush mund të kontrollojë dhe paguajë detyrimet nëpërmjet këtij portali pa shpenzuar kohë duke pritur në radhë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.