Qasja e gabuar ndikon drejpërsëdrejti shitjet
Ju ka ndodhur t’ju vijnë mesazhe në Facebook apo në rrjete të tjera social të cilat janë të mbushura me reklama apo me informacion për biznese të caktuara? Apo një ‘’ekspert’’ biznesi i cili dëshiron t’ju ofrojë strategji që të rrisni shitjet tuaja.
Këta njerëz mund të jenë me të vërtetë ekspertë të cilët janë të specializuar në atë drejtim dhe e dinë atë temë më mirë se kushdo tjetër, por qasja e tyre ju largon.
Ekziston një e vërtetë që shumica e ndërmarrësve e dinë por duhet t’ia kujtojnë vetes: ‘’Nevojtari nuk është kurrë tërheqës’’.
Stresi financiar është ai që motivon shumicën e këtyre mesazheve të marketingut, por kur ndjeni stresin financiar ju mendoni dy herë rreth të bërit biznes me atë njeri. Ju dëshironi të bëni biznes me ndërmarrës të cilët janë të suksesshëm.
Ekzistojnë tri gjëra të cilat duhet ti keni parasysh në mënyrë që të mos humbisni shitjet për shkak se dukeni si nevojtar.
- Përmbajtja juaj duhet të dëshmojë ekspertizën tuaj
Kur jeni ekspert i vërtetë nuk duhet të kaloni pjesën më të madhe të kohës duke bindur të tjerët se jeni ekspert. Ekzistojnë postime në blog, artikuj, intervista në emisione, video për të vërtetuar ekspertizën tuaj.
Përmbajtja është ajo që njerëzit e absorbojnë dhe që i ndihmon ata t’ju njohin, t’ju pëlqejnë e madje t’ju besojnë. Ndjekja e shitjes humbet kohën të cilën do mund ta përdornit për të krijuar përmbajtje informative të cilat ju sjellin shitjet. Ne jetojmë në epokën teknologjike. Ju do të shikoheni si një ekspert kur të gjenden të dhëna për ju në Google apo në vende të tjera në internet. Kjo do të thoshte shumë për kualifikimet tuaja.
- Bëni vetëm oferta të fuqishme shitjesh
Audienca juaj dhe kandidatët potencialë duhet të dinë kur shisni diçka në biznesin tuaj. Duhet të ketë një faqe e cila shpjegon se çfarë po shisni me të gjitha informacionet që dikush ka nevojë për të marrë vendimin për të blerë. Strategjia e zakonshme e mesazhit të shitjes nuk funksionon sepse i mungon qartësia. Në vend se të provoni ‘’t’i shisni’’ personit, dërgojuni një link për një faqe shitjesh në mënyrë që ata të bëjnë kërkime dhe të marrin një vendim nga ato informacione.
- Kini një plan logjik marketingu
Biznesi juaj do të rritet ose do të zhduket bazuar në planin tuaj të marketingut. Shumë biznese nuk kanë plane dhe marketingu i tyre është sporadik. Stresi financiar dhe mungesa e planit të marketingut është arsyeja se pse ju bombardoheni me oferta shitjesh të cilat nuk ju tërheqin. Një plan marketingu përfshin atë se çfarë ofroni në biznesin tuaj dhe se kur të do promovoni ato oferta gjatë vitit.
Mungesa vendos vlerën. Nëse ofroni gjithçka gjatë gjithë kohës, vlera nuk do të jetë e njëjtë sikur kur i bëni ofertat tuaja ekskluzive në kohë të caktuara të vitit. Nuk është kurrë shumë vonë të uleni dhe të krijoni një plan marketingu. Sapo një produkt ose shërbim të jetë gati për reklamim në kalendarin tuaj, reklamojeni shumë. Shpenzoni para në reklama të Facebook, dilni në shtyp, merrni partnerë promovimi por mos krijoni idenë se jeni të dëshpëruar duke shënjestruar njerëz të rastësishëm në media sociale dhe përmes emailit. Kur nuk mund të reklamoni asgjë, jepini audiencës tuaj përmbajtje falas për të krijuar më shumë besim.
Kini një plan të vërtetë shitjeje dhe drejtoni biznesin tuaj ashtu siç duhet të drejtohet. Ky postim nuk është shkruar për të thënë se nuk duhet të shisni kurrë në media sociale. Ka me miliarda përdorues në rrjete sociale dhe shumë para për të fituar. Kjo do të thotë se ekziston një lloj shitjeje nga stresi financiar apo mungesa e planit të cilin duhet ta shmangni në biznesin tuaj. Kandidati potencial e ndjen dhe largohet. Njerëzit duan të bëjnë biznes me dikë për të cilin ndihen se është në krye të lojë së tyre, jini ai sipërmarrës.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.