Qato merr zyrtarisht detyrën në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Ka marrë ditën e sotme zyrtarisht detyrën në funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato. Takimi i kalimit të detyrës u organizuar në ambientet e ARRSH-së, ku ishin të pranishëm drejtorët dhe përgjegjësit e sektorëve.
Ndërsa shprehu vlerësimin saj për punën e bërë deri më tani nga institucioni, Qato shoti më tej se bashkëpunimi do të vijojë në mënyrë po aq optimale.
“Pa vënë në dyshim cilësinë e punës së kryer deri tani, sfidë mbetet arritja e rezultateve edhe më të mira, nëpërmjet vijimit të ristrukturimit të nisur dhe konsolidimit të bashkëpunimit që duhet t’i përgjigjet nivelit të rëndësisë që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka si institucion.”
Ish-ministrja për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Qato ka zëvendësuar Afrim Qendron, i cili u shkarkuar nga detyra një ditë më parë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.