Qendra shëndetësore Pezë e Madhe – Manastirliu: Brenda vitit nis rehabilitimi i plotë
Rehabilitimi i qendrës shëndetësore Pezë e Madhe do të nisë brenda vitit 2018. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë takimit me mjekët dhe infermierët e Pezës në kuadër të turit të llogaridhënies publike.
Përmirësimi i infrastrukturës dhe shërbimeve shëndetësore ishin edhe çështjet kryesore ku u fokusua diskutimi.
Rehabilitimi i kësaj qendre shëndetësore, ku krahas shërbimit bazë kryhen edhe lindje është pjesë e programit kombëtar që MSHMS ka nisur.
Sipas Manastrirliut, gjatë këtij viti do të rikonstruktohen rreth 80 qendra shëndetësore në të gjithë vendin. Ndërsa, brenda mandatit janë parashikuar të transformohen në total 300 të tilla.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.