“Qëndrim i parregullt” – 82 shtetas shqiptarë deportohen nga Franca e Britania e Madhe
82 shtetas shqiptarë janë deportuar sot nga Franca dhe Britania e Madhe.
Në Aeroportin e Rinasit mbërriti një ‘Charter’ nga Anglia me 53 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Angli.
Gjithashtu pasdite mbërriti edhe një tjetër avion ‘Charter’ nga Franca me 29 shtetas shqiptarë në bord, të kategorisë “deportiv”, të cilët janë gjetur me qëndrim të parregullt në Francë dhe Belgjikë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.