Qëndrimet e BB: Ndikimi i politikës, pagat e pensionet dhe TVSH e turizmit
Tensionet politike në vend mund të ndikojnë klimën e biznesit e për rrjedhojë të ngadalësojnë edhe rritjen ekonomike.
Është ky qëndrimi që ka Banka Botërore lidhur me zhvillimet jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.
Ndryshimi në paga dhe pensione cilësohet i kontrolluar duke mos paraqitur risk potencial.
Mbi vendimin surprizë të qeverisë për uljen e TVSH-së për strukturat akomoduese në sektorin e turizmit, Banka Botërore është gjendur e papërgatitur por vë theksin tek vlerësimi i efekteve.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.