Qentë e policisë dalin në ankand me 9 janar 2019! Çmimet 4000-7500 lekë. Kriteret për të marrë pjesë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronës Publike ka shpallur për shitje me ankand 16 qenë që janë në administrim të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë në Tiranë.
Ankandi është parashikuar të mbahet me datën 9 janar 2019 në ambientet e Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike.
Çmimet variojnë nga 4 000 deri në 7500 lekë.
Çdo person fizik apo juridik i interesuar për blerje duhet të paraqesë në vendin, datën dhe orën e njoftuar pranë komisionit të ankandit një kërkesë me shkrim për blerje e regjistruar pranë protokollit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, garancinë bankare apo mandat pagesën në origjinal që vërteton ngurtësimin e 20 % të vlerës së fillimit të ankandit, në lekë për llogari të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë si dhe një dokument identifikimi (pasaportë biometrike ose letërnjoftim)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.