Qershori mbyllet me 968 000 vaksinime – Manastirliu: Nuk kemi konfirmuar asnjë rast me variantin Delta të virusit
Muaji qershor u mbyll me 968 mijë vaksinime, teksa mbi 400 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës për COVID-19. Të dhënat u raportuan nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, teksa pavarëishst 2 ditëve të hapura për vaksinimin e personave mbi 18 vjeç, targeti i qeverisë për 1 mln vaksinime deri në fund të muajit qershor nuk u arrit.
Manastriliu foli dhe për variantin Delta të virusit, duke bërë me dije se deri më tani në vendin tonë nuk është konfirmuar asnjë rast.
Dekalrata e ministers u bënë gjatë diksutimeve për miratimin e Aktit Normativ të qeverisë, që i hap rrugë mbërritjes së dozave të vaksinës Pfizer, që janë miratuar për Shqipërinë nga mekanizmi COVAX.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.