Qeset plastike, inspektohen 6 subjekte, gjobitet me 1 milion lekë një prej tyre
Në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave për ndalimin e prodhimit, tregtimit dhe importimit të qeseve plastike, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit njofton se po kryen në mbarë vendin, inspektime në subjektet që prodhojnë qeset plastike. Në një nga inspektimet e kryera në qarkun e Tiranës ka qenë e pranishme dhe zvministrja e Mjedisit, znj. Ornela Çuçi e cila ka ndjekur nga afër kontrollet në 6 kompanitë e prodhimit.
“Pas inspektimit rezultoi se në 5 prej tyre ishin zbatuar kriteret e reja për prodhimin e qeseve plastike me trashësi mbi 35 mikron dhe për shtimin e elementëve të biodegradueshëm. Vetëm një prej subjekteve nuk kishte respektuar kriteret dhe për pasojë inspektorët vendosën masë administrative, gjobë me vlerë 10 milionë lekë të vjetra” njofton Inspektoriati.
ISHMP vijon inspektimet në mbarë vendin për të kontrolluar të gjitha subjektet prodhuese në zbatimin e vendimit për qeset plastike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.