Qeveria e kancelares Merkel po qëndron ‘në fije të perit’ – Ja arsyet pse rrezikohet
Kacelarja Angela Merkel po humbet në masë të gjerë mbështetjen për qeverinë e saj, pas një humbje elektorale në fundjavën që lamë pas dhe tensioneve të vazhdueshme me partneren e koalicionit SPD.
Partia Konservatore e Merkel, CDU u mund duke u renditur në vendin e tretë në zgjedhjet rajonale të së dielës, e parakaluar nga partia e qendrës së majtë ‘Linke’ dhe më pas partia e qendrës së djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD)
Rezultatet e zgjedhjeve në Thuringia, të Gjermanisë Lindore vijnë pas humbjeve të ngjashme të CDU-së edhe në disa rajone të tjera.
Partia e Merkel po e sheh votën e saj teksa ulet në shtetet lindore si Saksonia apo Bradenburg, me të njëjtën trajektore edhe si ortaku i saj në koalicion SPD, ndërkohë që ‘Alternativa për Gjermaninë’ u rrit në elektoratin e saj.
‘AfD’ vazhdon të mbetet një rrezik real dhe në ngjitje. Partia, e cila fitoi goxha elektorat gjatë krizës së emigrantëve në Gjermani dhe që ka qenë një kritike e ashpër e politikave të kësaj qeverie, tashmë po e sheh veten duke u transformuar nga një lëvizje radikale në një parti mazhoritare që rrezikon ‘establishmentin’ e partive të mëdha.
Ndërkohë koalicioni qeverisës CDU-SPD duket shumë i ndjeshëm në nivel kombëtar dhe shkak për këtë janë bërë tensionet e vazhduara mbi reformat dhe politikat e ndjekura nga qeveria e Merkel.
Social Demokratët janë në mes të procesit së zgjedhjes të një lideri të ri, përpara se të marrin vendimin për t’i dhënë fund koalicionit me CDU-në.
SPD pranoi të bënte koalicion pas negociatave të dështuara që CDU pati me partinë e të gjelbërve dhe FDP-së për të krijuar qeverinë, dhe prandaj social-demokratët gjithnjë janë parë si pjesëmarrës hezitues në këtë bashkëpunim.
Vota për liderin e SPD-së do të marrë pjesë muajin e ardhshëm ndërsa partia do të mbajë një konferencë në dhjetor, e cila do të konfirmojë zyrtarisht kryetarin e ri.
Nga këto alternativa nuk shmangen as ato të zgjedhjeve të parakohshme në Gjermani dhe ekspertët parashikojnë një rrëzim të qeverisë së Merkel pa e mbushur mandatin e plotë, raporton Reuters.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.