Qeveria franceze rrit pagat e punonjësve shëndetësorë – Vendosen 8 miliard euro në dispozicion nga kryeministri i ri i vendit
Rritja e pagave për stafin e spitalit me vlerë 8 miliardë euro u dha dritën e gjelbër nga qeveria franceze.
Kryeministri i ri i vendit, Jean Castex, përshkroi një seri marrëveshjesh si “një moment historik për sistemin tonë shëndetësor”.
Marrëveshja, për të cilën kanë rënë dakord shumica e sindikatave, erdhi pas shtatë javësh bisedimesh të nxehta.
Duke përshëndetur përpjekjet e tyre në luftën kundër COVID-19, Castex shtoi se kjo ishte “para së gjithash një njohje e konsiderueshme e atyre që kanë qenë në vijën e parë”.
Punëtorët e shëndetit në Francë janë nderuar si heronj gjatë pandemisë koronavirus me njerëz në të gjithë vendin duke i duartrokitur ata nga dritaret dhe ballkonet e tyre në 8 të mëngjesit si dhe çdo mbrëmje gjatë bllokimit të vendit.
Por shumë janë nxitur të protestojnë muajt e fundit duke kërkuar pagë më të mirë dhe më shumë fonde për spitalet.
Marrëveshjet përcaktojnë 7.5 miliardë euro për infermierët, sanitarët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë jo-mjekësorë, siç është personeli teknik dhe administrativ, i cili kryesisht do të përdoret për të financuar një rritje bazë të pagës prej 183 eurosh neto në muaj.
Për më tepër, 450 milion euro janë vendosur në tryezë për mjekët, kryesisht për të rritur kompensimin e paguar për praktikantët që punojnë vetëm në spitalet publike. Praktikantëve mjekësorë dhe studentëve iu janë atribuar 200 milion euro.
Marrëveshja ka tërhequr kritika nga disa organizata të kujdesit shëndetësor, me një sindikatë që përfaqëson mjekë, Action Praticiens Hôpital (APH), duke mohuar këtë veprim.
Ky “është një hap përpara, por i mungojnë shumë elementë për t’u nënshkruar”, tha Zhak Trevidic, president i APH, në një konferencë për shtyp, duke bërë thirrje për një “raund të dytë të negociatave”, me një fokus të veçantë në orët e punës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.