Qeveria “heq dorë” nga kreditë e ofruara Rama: Nuk do të rrisim borxhin publik. E përballojmë rindërtimin
Pavarësisht se donatorët vendosën në dispozicion rreth 850 milionë euro mundësi për kreditim dhe grante për të përballuar procesin e rindërtimit, mesa duket qeveria nuk do të shpërndahet në hua të tjera.
Duke iu përgjigjur pyetjes së SCAN, kryeministri Edi Rama theksoi se deri më tani nuk ka mungesa financiare për të përballuar rindërtimin.
Rama përforcoi idenë e mosmarrjes së kredive të reja, pasi siguroi që nuk do të rritet niveli i borxhit publik, por do të vazhdohet me trendin rënës, edhe pse të ngadalësuar.
Në konferencën për media ku u dhanë detaje të hollësishme për procesin e rindërtimit pas tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, kryeministri siguroi se qytetarët që përfitojnë shtëpi individuale do të jenë akomoduar deri në fund të vitit.
Ndërsa më 9 Mars do të hapet gara ndërkombëtare për kompanitë e huaja dhe vendase që do të marrin pjesë në këtë proces.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.