Qeveria jep 55 milionë lekë për Dhomën Kombëtare të Zejtarisë. Fondi përballohet nga shpenzimet e programit “Tregu i Punës”
Qeveria ka miratuar një fond 55 milion lekë për t’ia akorduar si mbështetje Dhomës Kombëtare të Zejtarisë. Kjo mbështetje financiare jepet për një periudhë 1 vjeçare. Ky fond përballohet nga shpenzimet korrente në programin “Tregu i punës”, miratuar për vitin 2019, për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Dhoma Kombëtare e Zejtarisë është krijuar prej pak vitesh. Ajo është një organizatë e zejtarëve të Republikës së Shqipërisë që mbështet dhe përfaqëson interesat e përbashkëta të anëtarëve të saj si dhe ndihmon në krijimin e një imazhi te ri të zejtarisë si pjesë e traditës kombëtare por edhe për forcimin e imazhit të ndërmarrjeve të zejtarisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.