Qeveria, masa lehtësuese për bujqësinë – Rama: Në 2021 ulim me 50% çmimin e naftës për fermerët
Duke filluar nga 2021 nafta për fermërët do të kushtojë 50% më lirë se çmimi actual. Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama në konferencën për mediat ku në focus ishte bujqësia. Së bashku me Ministrin e Bujqësisë Bledi Cuçi dhe drejtoreshën e AZHBR-së, kryeministri tha se heqja e 3 taksave përfshirë edhe akcizën e naftës do të ulë naftën për fermerët, dhe do të mjaftojë vetëm pasja e një NIPTI për ta tërhequr.
I pyetur nga RTV Scan nëse kjo është një masë me qëllim elektoral, kryeministri tha se kjo nuk është e vërtetë edhe pse është një premtim i 2013.
🔎 EKONOMIA NË FOKUSKarburanti për prodhimin bujqësor PA AKCIZË, PA TAKSË QARKULLIMI, PA TAKSË MJEDISI😊#Bujqësiaqëduam🍎🥒🥬🍆🌶🥝🍓🥦🥕🌽🍋🍊🍐🍏🧄#ShqipëriaqëDuam 🇦🇱☀️
Posted by Edi Rama on Tuesday, October 13, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.