Qeveria mblidhet në Gjirokastër – Rama prezanton projektet strategjike për këtë qark
Së shpejti do të nisë ndërtimi i “by pass”-it të Tepelenës dhe rruga Kardhiq-Delvinë. Kjo u bë e ditur nga kryeministri, Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë në qytetin e Gjirokastrës. Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, Rama bëri të ditur se janë një sërë projektesh strategjike për këtë qark.
Më tej, kryeministri garantoi zgjidhje përfundimtare për rrëshqitjen e dherave në dy lagje të këtij qyteti.
Lidhur me punësimin, Rama tha se vetëm në dy muaj në këtë qark janë punësuar mbi 300 persona, gjysma e të cilëve kanë dalë nga skema e ndihmës ekonomike.
Më pas, kryeministri Rama ka zhvilluar edhe takimin me banorët e zonës, në kuadër të llogaridhënies publike, ku u njoh edhe me problematikat e qarkut.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.