Qeveria miraton ndarjen e fondeve për Bashkësitë Fetare me vlerën totale prej 109 milionë lekëve
Qeveria shqiptare ka miratuar ndarjen e fondeve që i bëhet bashkësive fetare në vendin tonë nga Buxheti i Shteti, sipas një marrëveshje të nënshkruar me Këshillin e Ministrave.
Fondet do të përdoren për të mbuluar pagat e punonjësve të administratës në këto bashkësi, ku shumë prej tyre punojnë edhe në arsimin parashkollor, paraunviersitar dhe universitar. Këta punonjës do të përfitojnë gjysmën e pagës minimale.
Ndërkohë, për Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është miratuar edhe fondi për ndërtimin e Teqesë së Elbasanit.
Shuma totale e këtyre fondeve arrin vlerën 109 000 000 (njëqind e nëntë milionë) lekëve ndërkohë që ndarja vijon si më poshtë:
a) Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 824 000 (tridhjetë e një milionë e tetëqind e njëzet e katër mijë) lekë, të ndarë në:
b) Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:
c) Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 740 000 (njëzet e pesë milionë e shtatëqind e dyzet mijë) lekë, të ndarë në:
ç) Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 696 000 (njëzet e pesë milionë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë) lekë, të ndarë në:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.