“Qeveria në xhepin tuaj!” Rama: Ja si mund të kontaktoni me kabinetin qeveritar për kërkesat dhe ankesat tuaja?
Tashmë të gjithë qytetarët mund të shprehin ankesat, opinionet, idetë dhe kërkesat e tyre drejt qeverisë përmes shkarkimit të një aplikacioni.
Kryeministri Rama, përmes një statusi në Facebook ka një ftesë për të qenë pjesë e koalicionit të madh për “Shqipërinë që duam” përmes shkarkimit të këtij aplikacioni, i cili mund të përdoret për kontakte të drejtpërdrejta me kabinetin qeveritar.
“Qeveria në xhepin tuaj! Shkarkoni këtë aplikacion, bëhuni anëtarë të koalicionit të madh për Shqipërinë që duam dhe përdoreni kontaktin e drejtpërdrejtë me kabinetin qeveritar, për opinionet, idetë, kërkesat apo ankesat tuaja”, shkruan Rama në FB.
Qeveria në xhepin tuaj✌Shkarkoni këtë aplikacion, bëhuni anëtarë të koalicionit të madh për Shqipërinë që duam dhe pë…
Posted by Edi Rama on Saturday, October 28, 2017
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.