Qeveria premton mbrojtje ndaj krizës – Isteri: Ku duhet te fokusohet paketa mbështetëse
Pas mbledhjes së djeshme të Qeverisë, Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj bëri me dije se brenda javës do të shpallet paketa e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimeve.
Sipas Ahmetaj, grupi i punës i mbledhur pranë qeverise po analizon të dhënat e mbledhura dhe me pas do të merren masa për zbutjen e goditjes që pritet të sjellë kriza energjetike.
I ftuar ne emisionin e mëngjesit Pertefol, Alban Isteri, Kreu i Dhomës se Tregtisë dhe Industrisë, Durrës, theksoi nevojën për të lehtësuar barrën fiskale për mallrat e shportës dhe karburante si dhe për të mos anashkaluar nevojat e sipërmarrjeve të mëdha.
Omer Saraçi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.