Qeveria “Rama II” – Takim 2-ditor informal në Velipojë
Më 6 shtator do të zhvillohet mbledhja e dytë informale me ministrat e kabinetit të ri qeveritar “Rama II”.
Takimi dy ditor do të zhvillohet në zonën turistike të Velipojës, në Shkodër. Kjo është hera e dytë që kryeministri mbledh ministrat e kabinetit të ri qeveritar në një takim informal pas atij në Llogara me 28 gusht.
Në takimin e mëparshëm u diskutua struktura e re qeverisëse, strukturat e reja që do të kenë në varësi si dhe përgatitjen për planin e punës që do të ketë secili prej ministrave. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe përcaktimi i afateve për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.