Qeveria shpërndan Agjencinë e Zhvillimit të Zonave Malore
Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për shkrirjen e Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore.
Vendimi përcakton se Ministria e Bujqësisë ngarkohet të ndjekë procedurat për shpërndarjen dhe kryerjen e çregjistrimit të Agjencisë së Zhvillimit të Zonave Malore.
Agjencia funksiononte si një agjenci e specializuar për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale malore të Shqipërisë.
Misioni i Agjencisë ishte të përmirësojë cilësinë e jetës së njerëzve në zonat malore rurale në linjë me vizionin për zhvillimin e zonave malore, inkurajimi i zhvillimit të balancuar dhe të qëndrueshëm, mbështetja e aktiviteteve zhvilluese me baze pjesëmarrje, targetimi me prioritet duke i dhënë mbështetje konkrete për zhvillimin e sektorit të bujqësisë me një avantazh konkurrues në treg.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.