Qeveria vendos: “Mbyllje për thertoret jashtë standardit! AKU, jo më gjoba rrugëve për sipërmarrësit e ndershëm”
Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij foli edhe për mbylljen e thertoreve jashtë standardit.
Në një dalje publike për prezantimin e drejtorit të ri të AKU, kreu i qeverisë foli edhe për mbylljen e thertoreve jashtë standardit, duke thënë se kjo masë do jetë prioritet i AKU në 100 ditë.
“Brenda 100 ditëve asnjë pikë gjaku nuk do të derdhet në rrugë. Në asnjë vend europian nuk derdhet gjak në rrugë. Në këto vende kush derdh gjak në rrugë shkon në burg, këtu janë si dyqanet që shesin rroba. Do të mbyllen thertoret jashtë standardeve. Është plani prioritar i AKU”
Kryeministri Rama foli edhe për ndalimin e gjobave për sipërmarrësit dhe ata që tregtojnë normalisht.
“Ndalimin e gjobave për sipërmarrësit dhe njerëzit që tregtojnë normalisht është detyrim i 100 ditëve të para. Derisa të vendosen standardet do ketë ndalim të gjobave rrugëve, për çdo gjobë do ketë një argumentim shumë të qartë.
Ky është një institucion që vë gjoba, që i nxin jetën sipërmarrjes, terrorizon dyqane dhe tregtarë të vegjël dhe që në fund fare, nuk përbush mision e vet.
Historitë e AKU nëpër dogana janë të pafundme. Natyrisht qe do të marrin fund një herë e mire, AKU nuk do të shkelë më nëpër Doganat e Shqipërisë, është tërësisht e panevojshme”, u shpreh Rama.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.