Qeveria vendos në 11 maj për kufinjtë me vendet fqinje, Rama: “Shqipëria me numrin më të ulët të viktimave në Europë”
Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në rrjete sociale ka njoftuar se ekzekutivi do marrë vendimin edhe për hapjen e kufinjve me vendet fqinje në 11 maj, nëse kurba e infeksioneve do të vazhdojë në trendin ulës dhe nëse merret miratimi nga Komiteti i Ekspertëve:
“Në 11 maj do të vendosim për hapjen më tutje korridorin e lëvizjes tokësore apo ajrorë për të hyrë në vendin tonë. Javën e ardhshme do të shikojmë për berberët dhe në 11 maj do të kemi një zgjerim më të madh, do të kemi një zgjerim tërësor duke parë dinamikën” tha Rama.
Në raport me një milion banorë, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria dhe Bullgaria kanë më pak vdekje në Europë nga COVID. “Mund të kemi të metat tona, por po e bëjmë me dinjitet, Shqipëria vendi me më pak vdekje për një milion banorë bashkë me Bullgarinë në gjithë kontinentin. Ka një arsye kjo, nuk është se virusi ka qenë se shqiptarët janë tip i vështirë, por se kemi marrë masat e duhura” tha Rama.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.