Qiratë e tokave shtetërore – Bord i posaçëm vlerësimi, 15 pikë teknologjia, investimi 40 pikë
Tokat shtetërore do jepen me qira vetëm pas miratimit të një bordi të posaçëm, ndërkohë që kush do të jetë paraqitja e një plan biznesi jo më të shkurtër se 5 vjeçar. Këshilli i Ministrave ka miratuar më 30 korrik, ngritjen e bordit të qiradhënies, anëtarët e të cilit duhet të jenë specialistë të fushave sipas natyrës së kërkesës për qiradhënie.
Bordi do shqyrtojë dhe do miratojë subjektet konkurruese duke u bazuar në një seri kriteresh, që nisin nga teknologjia që do të aplikohet në kultivimin e bimëve; kulturat bujqësore që do të mbillen; vlera totale e investimit në 5 vitet e para; vlera totale e investimit në 2 vitet e para; investimet në infrastrukturë (ujitje, kullim, sistemim etj.); afati i realizimit të investimeve; vlera e qirasë vjetore të ofruar; dhe numri i të punësuarve i parashikuar në 5 vitet e para.
Çdo kërkesë do të vlerësohet në bazë të një sistemi pikësh standard. Teknologjia që do të aplikohet në kultivimin e kulturave: 15 pikë, pajisje dhe makineri: 10 pikë, format intensive të kultivimit: 5 pikë, kulturat bujqësore që do të mbillen: 10 pikë, vlera e investimit: 40 pikë, dhe vlera e qirasë së ofruar, bashkë me punësimin e parashikuar në 5 vjet: 35 pikë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.