Qukës-Qafë Plloçë, larg përfundimit / Balluku: Duhen 105.8 mln USD fonde shtesë, nga aprovimi dhe 22 muaj punime
I projektuar qysh në vitin 2010, aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është ende shumë larg përfundimit dhe aksesimit nga qytetarët. Për të përmbyllur punimet nevojiten edhe 105.8 mln USD, që qeveria po përpiqet të sigurojë përmes kredive, ndërkohë që nga aprovimi i fondit do të duhet edhe 22 muaj për të dorëzuar veprën. Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Infrastruklturës deh Energjisë, Belinda Balluku gjatë një interpelance urgjence të kërkuar nga 7 deputetë, që është shtyrë për shumë muaj me radhë, teksa argumentoi se kostot shtesë i faturohen projektimin dhe studimit të munguar gjeologjik.
“Për realizimin e plote të projektit Loti 1 Dhe ii me të gjithë elementet e tij nevojitet një fond shtesë me 56.8 milionë e USD. Për përfundimin e lotit 3 nevojtiet në total ënj fond shtesë prej 25 mln USD që nuk është gjetur në lidhje të kontratës, që jaën gjetur vetëm gjysma e financimit plus problematika e shtuar prej 24 mln për skarpatet që nuk kanë pasur studim gjeologjik. Nga momenti i alokimit të fondeve ajo rrugë përfundon për 22 muaj.
Deputeti Koçi Tahiri, tha se vonesa në përfundimin e rrugës, po shkakton amortizimin edhe të punimeve që tashmë janë kryer, ndërsa kërkoi të mbahet përgjegjëgji nga personat që kanë keq projektuar këtë aks të rëndësishëm infrastrukturor.
“Autoriteti Rrugor duhet të mbajë përgjegjësinë e saj dhe të vihen para përgjegjësisë këta njerëz, që ndoshta punojnë pa pikë përgjegjësie pasi rrugët fillojnë, lihen përgjysmë dhe prapë harxhohen para për përfundimin. Me takimin që kam bërë me përfaqësuesit e këtyre firmave janë shprehur se punimet janë bërë, po për shkak të kohërave të vështira duhen ende shtime fondesh.”
Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është i ndarë në 3 lote. Në lotin e parë janë kryer 86.52% e punimeve, në lotin e dytë punimet kanë avancuar në masën 84.36%, ndërsa në lotin e tretë, në masën 51%.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.