Qytetarët s’ndalin protestën – Do të vijohet çdo ditë ora 17:00, fundjava marshim
Qytetarët kanë protestuar sërish para kryeministrisë duke i kërkuar qeverisë ndërhyrje të mëtejshme për pasojat që po jep rritja e çmimeve. Paketa e miratuar së fundmi nga qeveria, sipas protestuesve, është e pamjaftueshme.
Ashtu si protesta e një dite më parë, edhe këtë herë nuk janë shënuar incidente. Protestuesit paralajmëruan se do të vijojnë protestat e tyre çdo ditë para kryeministrisë në orën 17:00 ndërsa në fundjavë do të realizohet marshim nga sheshi Skënderbej deri te kryeministria.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.