Qytetarët zgjedhin qumështin e huaj – Rimbursimi “godet” industrinë vendase, rritet importi
Ashtu sikurse ishte parashikuar, ulja e masës së rimbursimit në 6 për qind për fermerët që dorëzojnë qumësht në pikat e grumbullimit, u përkthye në pasoja si për industrinë vendase ashtu edhe për konsumatorin. Rreth 3 muaj pas këtij vendimi të Ministrisë së Financave, çmimi i qumështit të ambalazhuar të prodhuar nga kompanitë vendase pësoi rritje me 10 lekë për litër.
Ndërsa kompanitë shqiptare janë bërë po ashtu më pak konkurruese duke i lënë terren të lirë importit, ku marka të shumta kanë ofruar çmime edhe më të lira. Duket se edhe skema e rimbursimit direkt me 10 lekë për litër për fermerët nuk ka dhënë efektet e pritura. Kështu referuar të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, nga 6178 ton qumësht dhe krem të koncentruar të importuar në 6 muajt e parë të 2018-ës për periudhën Janar-Qershor 2019, shifra ka arritur në në rreth 6904 ton. Vlera e importuar ka arritur në 669 milionë lekë në 2019-ën nga 621 milion që ishte në gjysmën e parë të vitit 2018.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.