Qyteti që po bën prova me monedhën dixhitale – Banka Qendrore investon 6 milionë dollarë
Qyteti jugperëndimor kinez, “Chengdu” njoftoi të martën se do të japë rreth 6 milionë dollarë në provën e fundit të monedhës dixhitale për bankën qendrore.
Vlera është shumë më e madhe se prova në Pekin, i cili synonte të shpërndante afro 1.5 milionë dollarë për 50.000 aplikantë.
Qyteti Chengdu nxori deklaratën se vendasit mund të bashkohen në një lotari të Mërkurën dhe të Enjten për afërsisht 200.000 kuponë. Ato vlejnë rreth 27 deri 37 dollarë secili, për një vlerë totale prej 40.2 milionë juan (6.2 milion dollarë) në monedhë dixhitale.
Banka Popullore e Kinës ka zhvilluar një monedhë dixhitale që pritet të funksionojë në mënyrë të ngjashme me aplikacionet e pagesave. Ndryshe nga monedhat e njohura dixhitale si bitcoin, të cilat operohen nga një sistem i decentralizuar, versioni i bankës qendrore kontrollohet nga një fuqi e vetme.
Burimi origjinal: CNBC
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.