‘Rafting’, ‘climbing’, ‘surfing’ dhe ‘crossroad’ në Shqipëri! FSHZH hap tenderin per evidentimin e zonave potenciale
255 milionë lekë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për projekte dhe ide mbi investimet e mundshme në vend. Tenderi është shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe konsiston në përgatitjen e një tërësie studimesh, projektesh; për ide teknike, plane biznesi, menaxhimi apo veprimi.
Ajo çka kërkohet, sipas dokumentacionit bashkangjitur tenderit, është që çdo ekip pretendent të jetë i formësuar nga 12 anëtarë fiks të fushave të ndryshme, me një afat kohor 2 vjeçar për realizimin e projekt planeve.
Synimi i objektivave të tenderit të FSHZH vijon si më poshtë:
- Zhvillimin e zonave malore që kanë potencial për ndërtimin e resorteve malore me fokus të veçantë aktivitetet e skijimit, me synim që këto struktura të jenë efektive përgjatë 4 stinëve të vitit
- Zhvillimin e zonave bregdetare që kanë potencial zhvillimin
- Zhvillimin e zonave turistike që kanë potencial për zhvillimin e turizmit të aventurës me fokus të veçantë në aktivitetet e Zip line, kanoe, Rafting, Climbing, biking, off roads, crossroad. surfing etc
- Zhvillimin ekonomik të grupimeve të fshatrave, pjesë e listës së programit të 100 fshatrave
- Zhvillimin e zonave turistike që kane potencial për zhvillimin e turizmit kulturor, historik, të interesit të veçantë( ku përfshihen speleologjia, bird -watching), turizmit shëndetësor etj.
- Sigurimin e infrastrukturës mbështetëse në zonat me potencial për zhvillimin e turizmit
- Sigurimi i infrastrukturës rrugore nëpërmjet rehabilitimit të rrugëve të bardha për të aksesuar atraksione jo të arritshme me automjet apo në këmbë
- Hapja dhe rehabilitimi i shtigjeve
- Evidentimi i zonave më të përshtatshme për kampim, pranë pikave turistike
- Investime të tjera për utilitet e nevojshme si ( info point, tualete, parkim, etj)
- Zhvillimin ekonomik të zonave të tjera me potenciale turistik në territorin e Shqipërisë dhe që i përgjigjen qëllimit të mësipërm.
Për të gjithë aplikantët e interesuar, tenderi i shpallur në APP do të qëndrojë i hapur deri më 16 nëntor, ora 11:00.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.