Rama betohet te Presidenti, zyrtarisht ministër i Jashtëm
Kryeministri Edi Rama betohet para Presidentit Ilir Meta, duke marrë kështu zyrtarisht detyrën edhe si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
“Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, e njëkohësisht Kryeministër, Sh. T. Z. Edi Rama, u betua sonte, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë. Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta, duke i dorëzuar dekretin, i uroi suksese në këtë detyrë shumë të rëndësishme”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Në ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.