Rama: Çelet sot një rubrikë e posaçme për pyetjet e studentëve
“Jam student, kam një pyetje”, kjo është rubrika e re që do të çelet në platformën shqipëriaqëduam.com për çdo pyetje që kanë studentët apo prindërit për vendimet e qeverisë. Gjatë takimit me koordinatorët e Bashkëqeverisjes, Rama deklaroi se edhe Ministria e Financave do të hap një dritare për studentët.
“Sot do të çelet një rrugë që çdo student apo çdo prind që ka pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë, të mund ti drejtohet platformës s shqipëriaqëduam.com. Do jetë një grup i posaçëm për dhënë në kohë reale çdo përgjigje. Aty do shfaqet rubrika “Jam student, kam një pyetje”. Po ashtu edhe ministria e financave do të çelë një dritare, për çdo pyetje që shqetëson studentët për përfitimin që marrin sipas kategorive apo për, mënyrën e realizimit të kërkesave të tyre”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.