Rama e Veliaj, me studentët – Kryeministri: Mos rrezikoni vitin shkollor për interesa politike
I shoqëruar nga Kreu i Bashkisë së Kryeqytetit dhe Ministrja e Shëndetësisë, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me studentet në konviktin e saporikonstruktuar të mjekësisë. Rama u tha studentëve se Qeveria po përmbush Paktin për Universitetin, dhe se tani është radha e vetë atyre të mos lejojnë që të vënë në rrezik vitin shkollor për interesa politike të disave.
Ai u tha studentëve se nuk ishte faji i qeverisë për grevën e nisur nga disa pedagogë dhe disa studentë që nuk nuk duan të lejojnë zhvillimin normal të procesit mësimor. Rama fajësoi pedagogët që e kanë kthyer universitetin në një sistem pengmarrjeje dhe madje u shpreh i gatshëm që të jetë ai në ballë të protestës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës në përmbushje të detyrave që i përcakton Pakti për Universitetin, ka filluar punën për rikonstruksionin e një numri të konsiderueshëm konviktesh në të treja qendrat rezidenciale që funksionojnë në Tiranë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.