Rama komenton vlerësimet ndërkombëtare! ‘Standard and Poors”: Ekonomia rritet me 4.5% në 2021 falë reformave
Kreu i qeverisë ka zgjedhur t’i përgjigjet qytetarëve në rrjetet sociale, në një konferencë ku komentoi vlerësimet e fundit nga organizmat ndërkombëtare. Kryeministri Rama në lidhje me ekonominë u ndal të raporti i ‘Standard & Poors’, duke thënë se parashikimet janë për rritje ekonomike në 2021 me 4,5%, kjo e lidhur me aftësinë për të paguar borxhin dhe reformat ekonomike të ndërmarra nga qeveria.
Kryeministri u ndal edhe te raporti më i fundit për korrupsionin nga Transparency International, ku Shqipëria ka përmirësim krahasuar me vendet e tjera të rajonit.
Arber Hitaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.