Rama: Legalizoni lidhjet e ujit, pas muajit janar fillojnë penalizimet
Gjatë ditës sotme, Kryeministri Rama ka kryer një takim me ministrat dhe drejtuesit e institucioneve qendrore e vendore të qarkut të Lezhës.
Ndër pikat kryesore të diskutimit ishte dhe reforma e ujit.
Në lidhje me këtë çështje kryeministri foli e tha se është shumë i rëndësishëm legalizimi i lidhjeve të ujit dhe vendosja e matësave pasi pas muajit janr do të fillojnë penalizimet.
Gjithashtu Kryeministri foli edhe për elementët që kanë penalizuar shtetin dhe reformën si dhe çdo konsumator të rregullt siç është tejpolitizimi i administratës si dhe ndërmarrjes.
“Ndërmarrjet janë struktura që ndër vite kanë dhënë paga për individë të cilët s’kanë lidhje me vendin e punës nga pikëpamja e formimit dhe aftësive”.
“Në këtë aspekt kjo ka sjellë një gjendje shumë të rëndë pasi faktikisht nga kompani që duhet të funksionojnë si kompani në treg që duhet të garantojnë shërbimin cilësor për klientët si dhe shëndetin e tyre të brendshëm financiarë ujësjellësit janë kthyer në dëm të konsumatorit dhe të sigurisë kombëtare”, tha Kryeministri.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.