Rama mbledh drejtuesit e arsimit: “Të zbatohet protokolli i sigurisë në shkolla, mësim edhe me 3 turne”
Pak ditë nga fillimi i vitit të ri shkollor, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim virtuar drejtuesit e drejtorive rajonale arsimore duke dhënë edhe porositë e fundit. Rama ju kërkoi angazhim shtesë ditë e natë për të kontrolluar e monitoruar në terren aplikimin e protokollit të sigurisë, për të mos pasur probleme. Më tej, kryeministri sqaroi se mësimi në disa shkolla do të zhvillohet edhe me turne.
“Funksionimi i shkollës, do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe do të funksionojnë deri në 3 turne. 1997 shkolla kanë 1 turn, 472 me 2 turne, 183 shkolla kanë tre nënturne. Në klasa në mënyrë absolute duhen respektuar rezultat dhe nuk duhet të ketë më shumë se 20 nxënës. Për ato me mësim të kombinuar klasat do zhvillohen një herë në ambient dhe një herë online dhe do të vlerësohen vetëm në shkollë. Shtohen detergjenët, maskat, termometrët do të ketë edhe një person të dedikuar nga sistemi i shëndetit publik pranë shkollës.”
Në lidhje me vendimin e hapjes së shkollave, Kryeministri tha se nuk ishte një mundësi, pasi dihet që shifrat e Covid do të rriteshin, por kjo lidhet me mungesën e respektimit të rregullave.
“Numrat do te rriten dhe ketë e dimë nga analiza e arsyeshme e faktorëve qe nxitet nga rritja e numrave ,hapja totale e Shqipërisë, mbi te gjitha ka rritje qe vjen si rezultat e mungesës e berjes e te gjitha ysmeteve që duhen b֝ërë, dhe një rritje te numrave për shkak te përballjes me këtë armik te padukshëm.
Rezultati përfundimtar nuk është një note as një mesatare por është shëndeti i fëmijëve. Mbyllja e shkollave nuk është opsion . virusi nuk ka ikur dhe s’ka për te ikur deri ku te paktën te dalë një vaksine e pranueshme ne te gjithë botën.” – u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij.
Arbër Hitaj / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.