Rama me studentët ekselentë: Së shpejti Bibliotekë elektronike dhe kurs i anglishtes falas
Universitetet do të kenë shumë shpejt biblioteka shkencore elektronike, tha kryeministri Edi Rama gjatë takimit me 100 studentët e ekselencës.
“Ne e dimë që ajo që mungon prej shumë vitesh është pjesa e kërkimit shkencor. Këtë vit do të bëjmë një hap të madh përpara duke rritur mbështetjen për kërkimin shkencor. Biblioteka shkencore elektronike është një mundësi që gjithçka që do di më shumë se leksioni mund ta kesh, mjafton të kesh dëshirë të hysh në atë labirint pafund ku mund të marrësh dije. Ne nuk jemi një vend që kemi luksin të harxhojmë para kot. Kemi një Akademi Shkencash që i ka mbetur vetëm emri dhe universitetet pa bibliotekë shkencore. Ne do t’u krijojmë mundësi studentëve që të kenë kurse anglishteje falas”.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.