Rama në Novoselë: Më pak familje të evakuuara dhe shtëpi të dëmtuara
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në Novoselë, duke monitoruar nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e dendura. Sipas tij, edhe pse dendësia e tyre është më e madhe se ato të vitit 2015, numri i familjeve të evakuuara është 80 në krahasim me 560 që ishte në 2015.
Kryeministri është shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damiana Gjiknuri, Minsitrja e Mbrojtjes Olta Xhaxhka dhe Forcat e Armatosura.
“Situata është më e qetë dhe ka më pak prurje. Por, pritet që në vazhdim të shtohen,” është shprehur Leli.
Ndërkohë, Rama cilësoi si themelore investimet e Ministrisë së Energjisë dhe OSHEE, ku sipas tij hidrovoret kanë luajtur një rol të rëndësishëm.
“E rëndësishme të rindërtojmë të gjithë atë rrjet që ne kemi nisur të rindërtojmë në funksion të këtyre momenteve të vështira. Themelore kanë qenë investimet e ministrit të Energjisë bashkë me OSHEE. Na kanë dhënë një dorë shumë të fortë. Hidrovoret kanë funksionuar dhe kjo është një gjë shumë e madhe.”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.