Rama në UBT: Pa dialog nuk mund të plotësohen kërkesat, çdo fakultet ka specifikat e veta
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme është ndalur te Universiteti Bujqësor i Tiranës për të dialoguar mbi 8 pikat, që studentët po protestojnë në ditën e 15. Studentët kanë ngritur një sërë çështjes, por ka pasur edhe nga ata që janë gjendur të kapur ‘mat’, pasi nuk kanë dikur që do ishin në takim me kryeministrin, por vetëm me rektoratin.
Diskutimet në UBT:
Studenti: Problem im është kuotat e doktoraturave, kam tre vjet që pres…
Studentja: Tarifat shkollore sipas VKM 2015 do të ishin të pandryshuara edhe në vitet pasardhëse. Doja të dija a janë rritur tarifat nga viti në vit deri në 2018?
Si shpjegohet që unë studente e degës së Financë-Kontabilitet paguaj 320, nuk e di kush duhet të më përgjigjet ju apo rektori, por ligji nuk po zbatohet siç duhet sepse dega Financë-Kontabilitet kursi i parë ka tarifë 350, unë kursi i dytë 320 dhe kursi i tretë 320. E para kjo dhe e dyta. Rektori na ka gënjyer, nuk na tha që në takim do vinit edhe ju Zoti kryeministër. Un vetë do të largohem nga kjo sallë.
Rama: Unë e kuptoj shumë mirë që mos të biem dakord, por ama që mos flasim?
Pa dialog nuk mund të plotësohen kërkesat, asnjëherë! Jo vetëm kaq, por mund të humbni diçka nga dora që e krijuat vetë. Këto 8 pika nuk mjaftojnë. Secili nga fakultetet ka specifikat e veta. A doni ti diskutojmë këto specifika apo doni të ikni nga salla? Për tarifat të flasë rektori.
Bahri Musabelliu, Rektori i UBT: Bashkë me vendimin e senatit janë 25 pika, jo 8. Po meqë kryeministri Rama shfaqi dëshirën të vijë me ftesën time. Në bindjen time kjo nuk mund të ndodh. Tarifa është e njëjtë. Çdo vit del vkm për studentët e viteve të para. Tarifa është 300 mijë lekë. Nuk ka pasur rritje tarife
Kuotat për doktoraturat
Rama: Së pari me doktoraturat. Çdo doktorant i duhet të udhëhiqet nga një profesor dhe standardi me normal, një profesor me 3 doktorantë.
Ne gjetëm raportin 1 profesor me 32 doktorantë. Në cilin vend ndodh kjo?. Jemi vendi me numrin më të madh të doktorantëve për metër katror. Po ashtu edhe juristë, më shumë se gjithë globi. Drejtësinë se kemi asgjëkund po ashtu as shkencën.
Transparenca e titujve
Rama: Kërkimi shkencor: të jemi shumë të qartë. Ne kemi rritur buxhetin e arsimit të lartë në 82 milion, nga 50 e ca që ishte. Sot kemi një problem sa i përdorim me efikasitet paratë që kemi.
Serbia është vendi numri 1 për fonde për kërkimin shkencor të universitetit të përfituar nga BE. Shqipëria e fundit në rajon. Dhe akademia e shkencave po njësojë.
Aplikimet për fonde në BE, do ti bëjë qeveria apo universitetit?
Nuk e di kush ua shkruaji ato 8 pika. Ato do të plotësohen një për një. E mira e atyre është se na sollën këtu.
Qeveria e pranon sfidën për të adresuar këto pika. Por problemi është kur ju thoni nuk duam të dialogojmë.
Ndryshimi i tarifave
Rama: Ne do ti ndryshojmë tarifat. Pika e parë thotë përgjysmimi i tarifave. Kjo do diskutim!
Qeveria paguan mesatarisht 75 për qind për studentët. Ajo që paguani ju është 25 për qind. Ka përjashtime për studentët e mjekësisë. Por asnjë nuk paguan më shumë 50 për qind të taksave.
Ne jemi dakord, atyre që janë me 9-10 u paguajmë 100% shteti.
Kush merr 8-9, pse 50 %, i paguajmë më shumë. Kush vjen nga familje në nevojë t’ia paguajmë me 100 % patjetër. Por kur ti vjen në fakultet, rri në kafe, iu merr parat prindërve, do edhe të të paguaj shoqëria që të marrësh 4-5, të mbartësh provimet për 10 vjet me radhë. Ndaj kjo pikë do diskutim.
Për personat që janë të verbër, të financohen 100 % nga shteti. Sot ekselenca është 10.00, ne do ta zgjerojmë, do ta bëjmë 9-10, këtyre e meritojnë t’iu japim edhe bursë, sepse e meritojmë. Por atij që merr katra çfarë t’iu japim.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.