Rama në Urën Vajgurore: Investimet dhanë efekt, pastrimi i kanaleve minimizoi dëmet
Kryeministri Edi Rama inspektoi paraditen e së dielës, Urën Vajgurore për të monitoruar situatën e shkaktuar nga reshjet e shumta që janë derdhur në vendin tonë, gjatë 3 ditëve të fundit. Gjatë takimeve me banorët dhe autoritetet vendore Kryeministri vlerësoi investimet e bëra nga qeveria për pastrimin e kanaleve, të cilat sipas tij, minimizuan dëmet nga përmbytjet.
“Reshjet ishin shumë më të shumta se vitet e tjera dhe dëmet ishin më të pakta, ndaj besoj se ia ka vlejtur investimi për pastrimin e kanaleve kulluese”, tha Rama.
Zona e Urës Vajgurore ka pësuar dëme të shumta nga përmbytjet e viteve të fundit, veçanërisht ato të 2015-ës.
Gjatë kësaj vizite, Rama ishte i shoqëruar edhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, njëherazi edhe deputet i qarkut Berat, Blendi Klosi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.